PSE DUHET TË HANI SHALQI ÇDO DITË?

Shumë hulumtime tregojnë që konsumimi i shpeshtë e shalqirit mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut nga diabeti dhe sëmundjeve të zemrës. Përveç kësaj, është dëshmuar që shalqiri është i mirë për lëkurë, flokët dhe zmadhon energjinë.

Një gotë shalqi i shtrydhur përmban 43 kalori, 0 gram yndyrna dhe 1 gram fibra. Në këtë gotë ka 17% vitaminë A, 21% vitaminë C, 2% hekur dhe 1% kalcium nga sasia e nevojshme për një ditë. Si do të kontribojë një gotë ose dy e shalaqirit të shtrydhur në ditën tuaj?

Preventimi nga astma

Rreziqet e paraqitjes së astmës janë më të vogla tek njerëzit që konsumojnë sasi të mëdha të materieve ushqyese. Njëra nga këto materie është vitamina C, e cila gjendet në sasi të mëdha tek shalqiri.

Shtypja e gjakut

Një hulumtim tregon që shalqiri zmadhon shtypjen e gjakut tek njerëzit në moshën mesatare me mbipeshë. I njëjti hulumtim ka dëshmuar që shalqiri përmirëson punën e arterieve.

Kanceri

Shalqiri paraqet burim të shkëlqyer të antioksidansit, vitaminës C, si dhe të antioksidanseve tjere, gjë që e bën shalqirin të fuqishëm në luftën kundër kancerit.


Tretja

Shalqiri, për shkak të sasisë së madhe të ujit dhe fibreve, ndihmon në tretjen e ushqimit.

Hidratim

Shalqiri përbëhet nga 92% ujë dhe është e mbushur me elektrolite të rëndësishme. Kjo pemë është e përkryer për ditët e ngrohta.

Ndezjet

Holini është materie e rëndësishme ushqyese e cila ndihmon gjatë gjumit, lëvizjes së muskujve, gjatë mësimit dhe mbajtjes në mend. Holini ndihmon edhe gjatë absorbimit të yndyrnave dhe parandalon ndezje kronike.

Lëkura

Shalqiri është fantastik për lëkurën e njeriut sepse përmban vitaminë A – materie ushqyese e cila e hidraton lëkurën. Ky vitamin është i nevojshëm për rritjen e të gjitha indeve, duke përfshirë lëkurën dhe flokët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.